Ambasadorja Kim vizitë në SPAK: Jo më pandëshkueshmëri

AKTUALITET


Ambasadorja Yuri Kim shkroi në Twitter se ishte takuar me Arben Krajën dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtësinë shqiptare.

Sipas Kim, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që vërtetojnë se askush nuk është mbi ligjin.


“U takova me kreun Kraja & prokurorët e SPAK për të përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për joshje, SPAK është i përqendruar që të japë gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – pavarësisht postit apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri. I duhet dhënë fund mënyrave të vjetra që Shqipëria të ecë përpara, të mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së – në mënyrë që qytetarët e thjeshtë të marrin frymë lirisht dhe të ndërtojnë një jetë më të mire për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Të vazhdojmë të ecim përpara së bashku”! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim” -shkroi Kim.

Takimi i fundit i Kim me Krajën ka qenë më 13 shtator, për 30 minuta. Arsyeja e vizitës asokohe nuk u bë me dije.




Skip to toolbar