Ambasadorja Yuri Kim: Piramida, investim cinik i diktaturës

Më të fundit


Ka nisur këtë të enjte puna te Piramida për projektin e ri të “rijetëzimit” të saj.

E pranishme krah kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se populli shqiptar ka treguar, që në vitin 1991, se ka rol në historinë e Shqipërisë.


Sipas kryediplomates amerikane, Piramida ishte një investim cinik i diktaturës, që ashtu si vetë diktatori Enver Hoxha, dukej sikur iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë.

“Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë dhe njerëzit të mbarten në rrjedhën e saj. Gjithashtu flasim për historinë në krijim e sipër dhe historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot. Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës u hap më 1988 si muzeu Enver Hoxha, një investim cinik i diktaturës. Dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë. Sic e dëshmoi populli shqiptar më 1991, dhe sic e tregojnë edhe sot, ata kishin një rol në fakt. Populli shqiptar shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe se populli shqiptar është krijuesi i saj. Pak më shumë se një vit më parë fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim ranë dakord për të nxitur novacionin e teknologjisë. Bashkëpunimi i tyre po bëhet tashmë realitet dhe pres me kënaqësi që kjo piramidë të shndërrohet nga një simbol i të kaluarës së errët në një inkubator për të ardhmen e ndritur të popullit të Shqipërisë, në një të ardhme ku më të mirët e Shqipërisë të mësojnë dhe të bëhen krijuesit e historisë së tyre”, tha ambasadorja Kim.




Skip to toolbar