Amnistia, paqja sjell miratimin/ Burimet: PS, leshime të tjera për të zgjeruar përfituesit

Më të fundit


Produkti i parë i paqes parlamentare të instaluar së fundmi në parlament, mund të jetë lirimi i mbi 600 të burgosurve.

ABC News ka mësuar se mazhoranca dhe opozita janë duke përmbyllur një negociatë në mënyrë që amnistia penale të miratohet në seancën më të parë parlamentare, e cila do të jetë në 4 prill.


Grupi i punës me 3 anëtarë nga PS dhe 3 nga PD, i cili u ngrit për tu kujdesur për reformat dhe ligjet që kërkojnë patjetër konsensus, do të punojë për të mbyllur së pari këtë cështje.

Burimet pohojnë se Partia Socialiste ka hequr dorë nga një nen i amnistisë, i cili ju ulte me 1 vit dënimin të hetuarve burra nga SPAK, dhe 1.5 vite grave të kësaj kategorie.

Kjo kënaq të gjitha palët e opozitës, të cilat përfshirjen e kësaj klauzole e konsideruan një favor për zyrtarët e korruptuar.

Nga ana tjetër, mazhoranca do të kënaqë pjesërisht opozitën edhe për një kërkesë tjëtër: atë të faljes së protestuesve të saj.

Në dokumentin që ngeci në seancë plenare për mungesë votash, PS kishte pranuar të falte vetëm ata që ishin proceduar për tubim të paligjshëm, por jo ata që kishin shkatërruar pronat, apo kishin kundërshtuar format e policisë.

Opozita pretendoi se shumica e njerëzve të saj ishin nën gjykim apo të dënuar, kryesisht për këto vepra dhe e kushtëzoi votën e saj, vetëm nëse protestuesit e saj do të faleshin.

Tashmë PS është gati të lëshojë pe edhe për këto vepra, kryesisht për rastet kur dënimi nuk ka qenë i madh, por nuk është gati të falë protestuesit që kanë dhunuar policët.

Fryma e re e komunikimit, jep shpresë për finalizimin më në fund të këtij procesi.




Skip to toolbar