AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër

AKTUALITET


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore k arrestuar në flafgrancë dy punonjës policie ndërsa një tjetër është pezulluar nga detyra. Bëhet fjalë për 3 raste abuzimi në Korçë, Elbasan dhe Tiranë. 

Në Korçë, është arrestuar shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit në MZSH, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u largua nga vendi i një aksidenti rrugor. Testi i alkoolit rezultoi 1.07 mg/l.

Në Elbasan është pezulluar nga detyra inspektori B.T., 54 vjeç, i dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.Ndërsa në Tiranë, është arrestuar inspektori B.M., 24 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, i akuzuar për përndjekje dhe ushtrim dhune ndaj ish-partneres së tij.



Skip to toolbar