Analiza e SPAK/ Dumani: Janë sekuestruar 41 mln euro pasuri. Në hetim ish-kryeministra e ish-kryebashkiakë

AKTUALITET


Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani gjatë analizës vjetore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, tha se vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara.

Sipas tij, gjatë vitit të shkuar, janë regjistruar 221 procedime penale për korrupsion. Sipas tij, 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës.


Gjithashtu, ai theksoi se janë regjistruar 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ish-ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm.

Dumani thekson se ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja. “Gjatë vitit 2023, janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore. Ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike me jashtë shtetit, kryesisht me Italinë, Franca, vendet nordike si dhe me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kosova”, theksoi ai.




Skip to toolbar