Ancelotti fiton duelin me Mourinho-n, Tottenham mposhtet nga Everton

AKTUALITET


Tottenham i Mourinho-s e ka nisur me humbje sezonin e ri në Premier League, duke u dorëzuar në shtëpi ndaj Everton-it të strategut italian, Ancelotti.

Edhe pse vendasit ishin favorit në letër, në fushën e lojës Everton-i pati një epërsi të lehtë, e cila u konkretizua edhe me gol në minutën e 55-të me anë të sulmuesit Calvert-Lewin.


Në vazhdim, Tottenham-i kërkoi të reagonte, por sulmet e tyre u ndaluan nga mbrojtja e hekurt e projektuar nga trajneri italian.

Një hap i gabuar që në nisje për portugezin, ndërsa Everton-i, i cili realizoi një merkato të mirë këtë verë, ka rrëmbyer 3 pikët e para.

Më herët, Leicester triumfoi 0-3 në transfertë ndaj West Brom.




Skip to toolbar