Andisi, deputeti që na duhej/ Koçi: Ishte i vërtetë. Gjikondi: Harasani la mbresë në politikën shqiptare

Më të fundit


Ish deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare. Harasani u nda nga jetë një ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Andis Harasani ka shërbyer si deputetet në dy legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikat energjetike të vendit gjatë qeverisë socialiste të Fatos Nanos.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Petro Koçi foli për figurën e tij, duke u shprehur se ndarja nga jeta e Harasanit ka shkaktuar dhimbje. Gjithashtu shtoi se ka qenë një politikan i vërtetë.

“Ishte i vërtetë. Andisi ka qenë një politikan i vërtetë, në sjelljen apo qasjen e tij. Kur sapo ka ndodhur ikja nga jeta më shumë ndjen dhimbjen. Nga ana e saj juristja Brizida Gjikondi u shpreh se Harasani ka lënë mbresa në politikën shqiptare.

“Mendoj që gjithmonë e majta në Shqipëri ka humbur prej fraksioneve që ka pasur. Lëvizja që ka bërë zoti Harasanaj ka përbashkuar. Dhe përbashkimi është më i rëndësishëm. Andisi ka pasur kurajo, ka qenë vërtetë një “çun Tirane” dhe jo i kompleksuar”, u shpreh ajo.



Skip to toolbar