Andrew Tates i zgjatet arresti shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera

Më të fundit


Një gjykatë rumune ia zgjati influencuesit kontrovers të rrjeteve sociale, Andrew Tate, arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera.

Ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht, në dhjetor të vitit 2022.


Më 31 mars, pas një vendimi të gjykatësit rumun, ai u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ende nuk janë ngritur akuza kundër vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që janë arrestuar bashkë me ta.

Megjithatë, prokurorët po i hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara të trafikimit njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave. Vëllezërit Tate i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Dy bashkëpunëtorët, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars.

Të katër u urdhëruan të qëndrojnë në banesat ku jetojnë, nëse nuk kanë leje gjyqësore për të dalë. Është e paqartë nëse edhe bashkëpunëtorëve të tjerë u është zgjatur arresti shtëpiak të premten.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve.




Skip to toolbar