“Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përbashkët”, Kurti: Brenda 6 muajve janë zbatuar të gjitha marrëveshjet 

Më të fundit


Kryeministri Kurti ka arrë fjalën i pari në mbledhjen e tetë të përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, e cila po mbahet në Prishtinë.

Kurti u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve tona nuk ka qenë asnjë herë më i gjerë dhe më intensive.


Sipas tij duhet të rindizet entuziazmi i bashkimit që ekzistonte në kohën e luftës çlirimtare.

Kurti: Sfidat janë të shumta dhe situate politike botërore duket shumë e rënduar. Kur problem shfaqen më haptas, kur orientimet gjeopolitke shfaqen më hapur përcaktimi ynë është më i thjeshtë. Prandaj dhe këto mbledhje qeveris tingëllojnë më të vërteta se kurrë më parë. Sot bashkëpunimi mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet ta rindezë atë entuziazëm që pati në kohën e luftës për çlirim. Më vjen mirë të theksoj se ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe më intensive. Marrëdhënia mes dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Është gjithashtu dëshmi se bashkëpunimi, integrimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. Besimi social luan një rol të madh për suksesin ekonomik dhe në fund të fundit aty ku ndërbesimi social është më i madh edhe kostoja e përgjithshme e transaksioneve ekonomike ndërmjet palëve është gjithnjë e më e ulët.

Kryeministri Kurti u shpreh se bashkëpunimin dhe integrimin brenda kombit dhe ndërmjet dy shteteve tona e ka lehtësuar fakti që po zbatohen praktikat e njohura të BE-së.

Kurti: Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm dhe drejtues i politikave tona. Jam i kënaqur te njoftoj se Brenda këtyre 6 muajve janë realizuar dhe janë në zbatim të gjitha marrëveshjet, përveç njërës që pritet të hyjë në veprim së shpejti. Me to është lehtësuar jeta e shqiptarëve në  fusha të ndryshme. Jemi duke punuar për realizimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën. Nga 127 prej tyre janë zbatuar pa probleme vetëm 75. Të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot kanë për synim lehtësimin e mëtejshëm të jetës së qytetarëve.

Kurti shprehu besimin se Brenda 6 muajve do të shfaqen dhe rezultatet e ardhshme. Sipas tij duhet harmonizim më i mirë i politikave dhe ndërveprimeve mes dy vendeve, si në çështjet rajonale ashtu edhe në ato ndërkombëtare.




Skip to toolbar