Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Berisha është provuar për 30 vite, do partinë për mburojë ndaj SHBA

Më të fundit


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bledi Sulaj, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se ish-kryeministri Sali Berisha, e do partinë për të krijuar një mburojë ndaj amerikanëve.

Sipas tij, njerëzit nuk duhet t’i besojnë më një individi që ka gënjyer e s’ka mbajtur premtime për 30 vite.


Bledi Sulaj: Po të kuptosh për 1 muaj rresht ai tha që do të marrin selinë, po atë ditë tha që pas një muaji që do të merrte selinë, tha që nuk është e rëndësishme, por që kanë demokratët nga mbrapa. Dhunë tha që s’kemi përdorur, kanë përdorur ata. Ne shohim njerëz me varre, trarë e gurë që i bienin dyerve. Si është përgjigja e kësaj situata. Demokratët janë distancuar nga njerëzit e dhunshëm. Berisha e ka hall personal, të gjithë këto bashkë kanë një problem të vetëm. Këta janë njerëz që kanë momente që s’i mbushin jetën politike vetë dhe duan ta mbushin me Berishën. Këta njerëz çfarë përfaqësojnë? Çfarë sfondi politik kanë. Këta janë provokuar prej 30 vitesh. Ai ka sjellë momentet më të vështira të shoqërisë shqiptare, s’ka mbajtur premtimet dhe ai është shpresa? E vetmja arsye për të cilën Berisha do të jetë në PD është për të krijuar një mburojë ndaj SHBA-ve. Njerëzit deri më sot arrijnë dhe të kuptojnë diferencën. Braktisja e njerëzve do të arrijë të nxjerrë ekuacionin politik. Berishën s’e mbështesin demokratët. Këta njerëz s’kanë moralin, zero. Ata janë përfolur me korrupsion.

Nga ana tjetër, ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, tha se ata po luftojnë për një PD më të hapur dhe demokratike. Komisioni i Rithemelimit sipas tij, është i përkohshëm dhe pas përfundimit të mandatit të saj më 22 mars do të ketë votim sipas parimit një anëtar një votë.

Lisandër Hoxha: Nevoja sot e PD është të hapet ndaj shoqërisë, të hiqen bunkerët, të largohen kriminelët dhe të kthehet legjitimiteti. Vota do të përcaktojë drejtuesit. Ky komision është i përkohshëm. Pas 22 marsit PD do të ketë të vjedhurit e saj, sipas parimit një anëtar një votë. Ne po bëjmë retorikë mbi faktet. Kemi një bilanc, shkuam për t’u futur në PD dhe gjetëm dyer. Ndoshta njerëz të pa anëtarësuar në PD mund të zgjidhen e të na mundim me vota. Këtë duhet të bëjmë ne. Sa i takon retorikës politike, në demokraci janë të zgjidhura këto gjëra. Ne kemi grupimin tonë që identifikohet me Berishën dhe është grupimi tjetër, një pakicë e vogël. PD ata e kanë humbur, sepse kanë humbur bazën. Nëse ne do s’do të kishim s’do të kishim atë rezultat në të gjithë Shqipërinë.




Skip to toolbar