Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, refuzon të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare, porse sipas llogaritjeve të vetë asaj “si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”
Por mediat sigurojnë dokumentin e firmosur nga vetë Holta Zaçaj ku ajo e dinte se mandati i mbaronte në mars 2025.
Zaçaj aplikoi për mandatin e mbetur 9-vjeçari që përfundon në mars 2025 të Vitore Tushes. Plotësimi i vendit vakant të krijuar nga Vitore Tusha filloi në vitin 2022, për të përmbushur pjesën e mbetur që përfundon në mars të vitit 2025.
Bëhet fjalë për një dokument të datës 25 shkurt 2022 drejtuar Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Lënda: Kërkesë për shyrtim aplikimi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për mandatin e mbetur të mandatit 9 (nëntë) vjeçar, që përfundon në muajin Mars 2025 se Znj. Vitore Tusha.
Dokumenti i datës 25 shkurt 2022
Të nderuar anëtarë,
Ju drejtohem me anë të kësaj kërkese për të shyrtuara aplikimin tim për anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për mandatin e mbetur të mandatit 9 (nente) vjeçar, që përfundon në muajin Mars, 2025 te Znj. Vitore Tusha në vijim te njoftimit për hapjen e procedures për aplikim të dates 31.01.2022
Bashkëngjitur kësaj kërkese do të gjeni formularët përkatës dhe dokumentacionin shoqërues, i cili mbështet dhe provon kualifikimin tim për plotësimin e kritereve të kërkuara ligjore.
Do të doja t’ju sqaroja se një pjesë e dokumentave shoqëruese janë kopje me vulën e Këshillit 12 Emërimeve në Drejtësi sipas dokuementave origjinale, të cilat janë në posedim të Këshillit te Emerimeve në Drejtësi për shkak të paraqitjes së tyre nga ana ime në kuadër të aplikimit tim për anetar të Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant të Z. Gani Dizdari. Ju konfirmoj se informacioni në këto dokumenta nuk ka ndryshuar dhe për këtë shkak nuk ka qenë i nevojshëm rifresikimi apo rimamrja e tyre.
Sa më siper jam e gatshme për çdo sqarim ose plotesim që do të kërkohet nga ana juaj.
Me respekt. Holta Zacaj