Ankimi i LSI, shqyrtohen 24 kuti me materiale zgjedhore të Beratit, KAS shtyn vendimin për të mërkurën!

Më të fundit



Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hapur kutitët e materialeve zgjedhore të 24 Qendrave të Votimit në Qarkun Berat.

Anëtarët e KAS dhe përfaqësuesit e partive politike kanë ndjekur nga afër procesin duke parë të gjitha materialet zgjedhore, që dolën nga kutitë e votimit.


Përfaqësuesi i LSI-së Altin Kaziaj pretendoi për shkjelje ligjore pasi tek materialet zgjedhore, ne disa kuti nuk gjendej fleta e printuar nga pajisja e indetifikimit elektoronik.

Por administrate e KQZ tha se për shkak të një gabimi njerëzor, kjo e dhënë është vendosur në valixhet ku gjenden këto pajisje.

Pas hapjes së kutite të votimit, përfaqësuesit e partive do të shqyrtojnë dokumentacionin për të vijuar më pas me deklarimin e pretendimeve në një mbledhje të veçantë të KAS.

Për shkak të volumit të materialit zgjedhor dhe shqyrtimit të imtësishëm që do t’i bëhet këtyre, KAS ka vendosur që vendimi përfundimtar për qarkun e Beratit të jepet të mërkurën. Ndërsa ditën e nesërme do të jepet vendimi përfundimtar edhe për qarkun e Gjirokastrës, ndërsa do të nisin procedurat për shqyrtimin e ankimit të qarkut Vlorë.