Apeli i dha vulën Berishës/ Ivi Kaso: Ky vendim nuk përcakton raportin e drejtësisë së re me PD

Më të fundit


Avokati dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën Sali Berishës, nuk përcakton raportin e drejtësisë së re me Partinë Demokratike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kaso u shpreh se gjykata duhet ta kishte zgjidhur çështjen 3 vite më parë.


“Unë besoj që çështja nuk shtrohet kaq bardh e zi. Raportin e drejtësisë së re ose të ograneve të ngritura pas reformës në drejtësi me opozitën veçanërisht me PD, nuk e përcakton vendimi i sotëm. Ka një sërë faktesh dhe argumentash, për të cilat ne besojmë dhe i qëndrojmë, që i kemi bërë publike, duke kujtuar gjithë kupolën e drejtësisë së re të katapultuar nga zyrat e PS në qeverisje, të cilat po kullojnë institucionet kyçe të drejtësisë së re, por edhe një seri vendimmarrjesh të tjera, që sa herë interesit politik të mazhorancës i ka shkuar një vendimmarje në një drejtim të caktuar, organet e reja të drejtësisë, nuk kanë hezituar që t’ia japin. Nëse kemi një përjashtim nga rregulli, ose sjellje tipike e organeve të drejtësisë, e përcakton pas 3 vjet lufte të brendshme.

3 ditë para regjistrimit të PD në procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale, atëherë që interesi i mazhorancës e diktonte, ishte po kjo gjykatë, duke bërë gafa procedurale, vendosi që PD të shkonte në atë betejë pa vulë, pa logo, pa sigël. Kemi rastin tjetër, kemi liderin e opozitës 6 muaj arrest në shtëpi, ende pa një akuzë konkrete. Kjo është shumë e debatueshme, nuk e kontestoj vendimin e gjykatës. Unë besoj te vendosja e një standardi kushtetues. Ai është në hetim sot, nuk ka akuzë zyrtare. E zëmë se bëri gabim. Kjo drejtësi e re si mban 6 muaj, e mban të burgosur në shtëpi, pa i ngritur një akuzë. Është një situatë e komplikuar kjo që dikton marrëdhënien e opozitës sot me organet e reja të drejtësisë”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar