Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen për ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

AKTUALITET


Gjykata e Apelit të Posaçëm prish vendimin e GJKKO për ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, kthen çështjen për rigjykim në GJKKO.

Vendimi u dha këtë të mërkurë nga treshja e gjyqtarëve Miliana Muça, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Zarka ankimoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion që e dënoi atë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris”, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.



Skip to toolbar