Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjes

AKTUALITET


Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, rikthehet ne burg.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar dënimin për Tushen që e gjeti fajtor edhe për akuzen e shkeljes se barazise ne tendera, duke e denuar me 3,4 vite heqje lirie.


Tushe fillimisht u dënua me 2.4 vite burg, por këtë vendim e ndryshoi gjykata e apelit këtë të mërkurë, ku krahas vendimit për ta rikthyer në burg, ka shtuar edhe kohëzgjatjen e vuajtjes së dënimit.

Tushe akuzohet për abuzim menjë tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në njësinë administrative Kolonjë. Tenderi dyshohet të jetë fituar në mënyrë fiktive nga një kompani, ndërsa punimet në terren u kryen nga një tjetër kompania e administruar nga Ibrahim Lami, që sipas SPAK, privilegjohej në tenderimet e bashkisë.

Ndërsa “shpërdorimi i detyrës” nga Tushe dyshohet të jetë bërë përmes shpërdorimit të karburantit të bashkisë dhe lejimit të një ndërtimi pa leje. Ai u përgjua nga SPAK, teksa lejonte dhënien e sasive të karburantit personave të paautorizuar, si edhe porositë ndaj një qytetari që po ndërtonte pa leje “thuaji që kam folur me kryetarin”.




Skip to toolbar