Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Berishës, e lë në “arrest shtëpiak”

AKTUALITET


Prej thuajse një muaji kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpiak, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Këtë të enjte Apeli i Posaçëm pasi dëgjoi argumentet e avokatëve të ish-kryeministrit, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ose lehtësim të saj.


“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, njofton Gjykata.

Dy mbrojtësit e liderit të opozitës e konsiderojnë vendimin e dhënë në 30 Dhjetor si të paligjshëm dhe të marrë në kushtet kur më parë duhej shqyrtuar kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.




Skip to toolbar