Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

AKTUALITET


Shorti në Prokurorinë e Përgjithshme zgjodhi prokuroren Elona Alvora që të ekzekutojë vendimin e Apelit, i cili konfirmon dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD-së fajtor për kallëzim të rremë për dosjen “Babale’.

Urdhri ekzekutimit pritet t’i dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg.



Skip to toolbar