Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e pasurisë së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.
Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.
Ndaj Ahmetajt ka një urdhërarrest ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet e SPAK lidhen me inceneratorët.