Apeli rrëzoi Rithemelimin, Sefa: Të hënën regjistrohemi në KQZ

Më të fundit


Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka folur pas përfundimit të gjyqit për vulën e PD.

Ai u shpreh se gjykata ka vendosur të rikthejë gjykimin në shkallë të parë me një trupë të re gjykuese.


Sefa deklaroi se ditën e hënë do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 Majit.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në gjykatën e shkallës së parë Tiranë me një tjetër trup gjykues, Do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. Të hënën do regjistrohemi në KQZ”, deklaroi ai.




Skip to toolbar