10 të shoqëruar për atentatin ndaj Andi Zylyfit

AKTUALITET


10 persona janë shoqëruar gjatë natës nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Përparim të Peqinit, ku mbeti i vrarë Andi Zylyfi dhe u plagos rëndë me plumb në kokë Ardit Uruçi. Gjatë natës Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkuar në qytetin e Elbasanit për të ndjekur nga afër aksionin e policisë. Deri tani janë shoqëruar së paku 10 persona të cilët janë marrë në pyetje për ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë në aksionin për kërkimin e autorëve ka marrë pjesë edhe FNSH.

26-vjeçari Andi Zylyfi mbeti i vrarë mbrëmjen e së premtes aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, ndërkohë që u plagos rëndë 23-vjeçari Ardit Uruçi. Dyshimet e policisë janë se atentati ndaj tyre është bërë për larje hesapesh mes bandash. Viktima ka lidhje familjare me Endrit Alibej e Arben Dylgjeri, të cilët mbetën të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë.


Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të 2018 kur në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua një vit më parë për pazare droge. Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Ndërkohë sipas policisë asnjëri prej dy të rinjve nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal. Ndërsa konfirmohet se objektivi i atentatit ka qenë, Andi Zylyfi.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli për të ndaluar autorët.




Skip to toolbar