Arratisja nga burgu i Trevisos/ Pula grabiste diamante, në shkurt ishte arrestuar në vilën luksoze të alpeve italiane

AKTUALITET


Anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5 të mëngjesit, pasi kanë prerë hekurat e dritares në qeli dhe janë ulur poshtë me çarçafë.

Teksa dy të tjerët janë ndaluar nga policia italiane në tentativën për t’u larguar, Pula mbetet ende i lirë.


27-vjeçari mbahej me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje dhe trafik droge ndërsa rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se Pula të gjitha veprat penale për të cilat mbahej në burg i ka kryer jashtë Italisë, por në zonën e Venetos, ai kishte kryer disa grabitje.

Sipas tyre, Pula ka kryer një grabitje në Mogliano në nëntor 2021, ndaj italianit Luciano Miotto, ndërsa kërkohej së bashku me një bashkëpunëtor për plaçkitjen e shtëpive në Valbelluna.

6u6r54

Edison Pula u arrestua në shkurt të këtij viti së bashku me bashkëpunëtorin e tij Imer Masha nga skuadra “Belluno”.

Ata konsideroheshin si profesionistë të një niveli të caktuar kriminal, të cilët për disa muaj grabitën banesa të shumta, duke iu shmangur të gjitha kontrolleve të organizuara nga forcat e policisë dhe duke grumbulluar fitime në shuma të konsiderueshme.

Policia kishte zbuluar strofkën e tyre në një vilë të madhe të pabanuar në fshatin Carbonera dhe Zëvendësprokurorja e Bellunos, Marta Tollardo kishte urdhëruar kontroll, i cili rezultoi në kapjen e Pulës.

Në vendin ku ai u arrestua agjentët kishin gjetur disa mjete që shërbejnë për të hapur dyert, ku përfshihet një disk prerës, detektorë frekuencash dhe madje edhe instrumente për të matur pastërtinë e diamanteve. Të dytë arrestuarit asokohe ishin dërguar në burgun Treviso të Santa Bona, nga i cili Pula u arratis sot.




Skip to toolbar