Arrest në burg apo arrest shtëpie, ç’mase do të kërkojë SPAK për Berishën? Ja si përgjigjet Kraja

AKTUALITET


Këshilli i Mandateve është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Prokurori i SPAK, Arben Kraja nuk dha një përgjigje konkrete se çfarë mase do të kërkohet ndaj ish-kryeministrit në Gjykatë. I pyetur nga Enkelejd Alibeaj, ai tha se do të jetë vendimmarje e dy prokurorëve.


Enkelejd Alibeaj: Arrest në burg apo arrest në shtëpi, janë masa ekuivalente apo kanë difference nga njera tjetra? Doja të dija prej jush cilat janë opsionet që keni ndërmend përderisa keni ardhur në Parlament.

Arben Kraja: Arrest në burg apo arrest në shtëpi janë të ndryshme. Kemi kërkuar leje për të dyja, pastaj në varësi të vendimmarjes sonë, do ti kërkojmë gjykatës njërën nga ato. Se çfarë do të bëjë gjykata pastaj është histori tjetër.




Skip to toolbar