Arrestime për inceneratorët/ SPAK lëshon 11 urdhër arreste  

AKTUALITET


SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në pranga ranë 5 persona, përkatësisht Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla.

 Ndërkohë, SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa është konfirmuar që 5 prej tyre tashmë në kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar.


Po ashtu mësohet se mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është dhe biznesmeni Mirel Mërtiri. Operacioni është zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja. Aktualisht, vijon kontrolli në disa prej banesave të të skeduarve nga SPAK.

Kujtojmë se deri më tani për çështjen e inceneratorëve janë arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ndërkohë që Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në kërkim.




Skip to toolbar