Arrestimi i Belerit, Bejko: Nëse është fajtor të mbajë përgjegjësi, ndryshe prishet imazhi i vendit

Më të fundit


Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Ropland Bejko i ftuar në ABC News këtë të premte ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit në Himarë për shit Blerje votash.

Bejko në fjalën e tij është shprehur se shpreson që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të mos jetë i përfshirë në këtë aferë korruptive për zgjedhjet, pasi një fenomen i tillë do të na kthejë 32 vite pas.


Ndër të tjera ia ka theksuar se çështja e tij është një çështje delikate pasi nëse do të dalë i pafajshëm atëherë do të kemi prishje të imazhit të Shqipërisë në BE dhe do të ketë një ndikim në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët tanë Greqinë.

“Dënoj çdo lloj tentative për blerje vote nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe PS-ja pasi nga PD-ja nuk mendoj se arrin deri këtu. Bota e politikës se vjetër prej 32 vitesh nuk ka si ti shpëtojë nga fenomeni i blerjes së votës. Nëse Beleri e ka kryer një gjë të tillë le të mbajë përgjegjësi, nëse do të jetë instumentim do të jetë prishje për imazhin e Shqipërisë dhe ndikim në raportin me Greqinë.

Athina ka qenë shumë korrekte në reagimin e saj. Ka pasur disa reagime, nga ana e grekëve, por nëse drejtësia do të vertetojë që ai është i implikuar në blerjen e votave ai do të dënohet njëlloj siç mund të ndodhte nëse dhe unë do të isha në vendin e tij. Në rastin konkret nëse drejtësia vërteton se ai është fajtor të marrë dënimin e merituar, nuk do të thotë që të jesh minoritar nuk mund të prekesh. Janë çështje sovraniteti dhe integriteti të çdo vendi. Nëse del se kemi instrument politik do të kthehet në bumerang, për vetë qeverinë dhe drejtësinë shqiptare dhe do të dalë qesharak.




Skip to toolbar