Arrestimi i efektivëve në Rinas, Balla: Po largojmë çdo ditë nga policia të inkriminuarit

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arrestimin e 9 punonjësve të aeroportit të Rinasit, të cilët kalonin drejt Bashkimit Europian persona që e kishin të ndaluar ta bënin këtë gjë.

Balla përgëzoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) “për rezultatet e dukshme dhe premtuese për një intensifikim edhe më të madh të këtij procesi vetëpastrimi”.


“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, përmes të cilit po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e Policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rezultatet e dukshme dhe premtuese për një intensifikim edhe më të madh të këtij procesi vetëpastrimi. E nxis AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, si dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë”, lexohet në mesazhin e Ballës.




Skip to toolbar