Arrestimi i Erion Veliajt/ Nura: Goditje për PS, ardhja e bashkëshortes na bind që do të ketë dorëheqje

Më të fundit


Kjo e hënë nisi ‘vrullshëm’ me arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si dhe masa e arrest shtëpie ëpr bashkëshorten e tij.

Në ‘sitën’ e SPAK ishin gjithashtu biznesmen dhe deputja e PS ndaj të cilëve rëndojnë akuza për implikime në vepra penale.

Gazetari Artur Nura u shpreh se Veliaj duhet të japë dorëheqjen për të mos penalizuar Partinë e tij sidomos gjatë fushatës elektorale.

“Besoj që do të ketë një sinkronizim, Veliaj do të mbetet politikan dhe duhet të japi dorëheqjen. Ka nisur fushata elektorale dhe jemi qartazai në fushatë. Është beteja e PS, edhe brenda PS ka rryma që nuk e duan. Unë besoj që Veliaj do të jetë politikan për të shpëtuar PS që të mos ketë rënie eksponenciale elektorale. Është numri dy i partisë, 1/3 e popullsisë dhe mandateve janë në Tiranë dhe në këtë rast unë besoj dhe për kompromise njerëzore. Për t’i dhënë mundësi mentorit të tij për zgjedhje më të lehta. Kthimi i bashkëshortes është një arsye që na bind që do të ketë dorëheqje të Veliaj. Prezumohet pafajësia deri në një vendim.”



Skip to toolbar