Arrestimi i Veliajt, Berisha bëhet ‘dashnor’ i SPAK/ Ilir Alimehmeti në “Real Story”: Unë besoj te institucionet, por…

Më të fundit


TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, u shpreh në “Real Story” se është person, i cili beson tek institucionet.

Duke komentuar përbërjen e e SPAK, Alimehmeti theksoi se edhe sistemi mund të këtë prokurorë, të cilët nuk e bëjnë detyrën siç duhet, por kjo problematikë është përgjegjësi e individit dhe jo domosdoshmërisht kjo e bën pis institucionin.

“Në mënyrë të vazhdueshme, sa herë është shpallur ky diskutim, sot, para një muaj, gjashtë muajsh, para një viti, ma kanë bërë shpesh ketë pyetje dhe nuk është hera e parë, unë jam person që besoj te institucioni. Norma ligjore, institucionet duhet të funksionojë, nëse dikush nuk e bën atë punë siç duhet, përjashta dhe vjen tjetri”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar