Dy persona përfunduan në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge me vete. Policia njoftoi të martën se u arrestuan Enea Tahirin, 37 vjeç dhe Besnik Shabanin, 48 vjeç.
Uniformat blu kishin informacione se të dy transportonin lëndë narkotike, më saktësisht kanabis sativa.
Për këtë arsye organizuan një operacion në Thumanë, ku ndaluan mjetin e 2 të arrestuarve. Aty gjetën 59 pako me kanabis.
“Shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen”, njoftoi policia.
Përveç drogës, uniformat blu kanë sekuestruar edhe makinën e të arrestuarve.