Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë/ Babë e bir akuzohen për vrasjen e një 24-vjeçari belg 

AKTUALITET


2 shqiptarë akuzohen në Belgjikë për vrasjen e një shtetasi belg, ngjarje e cila raportohet të ketë ndodhur në muajin tetor të këtij viti. Të akuzuarit janë babë e bir, një 46-vjeçar i identifikuar si Andi. A, dhe Antonio A, 20 vjeç. Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pazaret e drogës.

Ngjarja ka ndodhur në Limburgun, provincë e qytetit belg Beringen, kur 24-vjeçari belg Migelvio Veldwijk, i shoqëruar nga 2 të mitur do të takohej dhe me dy persona të tjerë, që dyshohet të kenë qenë pikërisht 2 shqiptarët.


Sipas dëshmitarëve, Veldwijk donte të sulmonte njërin prej personave me të cilin po diskutonte, por më pas ai nxori një armë zjarri dhe qëlloi Veldwijk, i cili mbeti i plagosur rëndë. Dy djemtë e mitur që shoqëronin, e dërguan Veldwijk në spital, ku ai vdiq nga plagët e marra.

Migelvio Veldwijk u rrit në Amsterdam. Në llogarinë e tij në Facebook mund të shihni një sërë videosh që ai ka postuar si adoleshent. Në një nga videot ai tregon një tatuazh në krahun e tij të djathtë me kodin postar 1102 HB, i cili i përket lagjes H në Amsterdam Juglindore.

Veldwijk kishte disa kohë që qëndronte në Dessel të Belgjikës. Edhe familja e tij e ngushtë u zhvendos në Belgjikë disa vite më parë. Në sistemet e policisë belge ai ishte i regjistruar për kundërvajtje relativisht të lehta.




Skip to toolbar