Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë, kishin mbjellë drogë në shtëpi

AKTUALITET


Policia spanjolle ka arrestuar dy shqiptarë pasi kishin mbjellë një plantacion marijuane brenda një shtëpie në Alicante të Mallades në Tarbena. Hetimet nisën dhjetorin e kaluar pas një informacioni në lidhje me ekzistencën e mundshme të një plantacioni marijuane në atë zonë.

Agjentët lokalizuan shtëpinë dhe vunë re se ajo ishte e pajisur me masa të avancuara sigurie, si kamera survejimi, sisteme alarmi, sensorë lëvizjeje, qen roje të klasifikuar si “potencialisht të rrezikshëm”.


Më pas, hetuesit identifikuan banorët, dy 48-vjeçarë me kombësi shqiptare. Gjatë këtij aksioni u zbuluan tre dhoma që mundësonin prodhimin e marihuanës përmes kultivimit hidroponik.

U sekuestruan 1600 bimë marijuanë , së bashku me 3.8 kilogramë të së njëjtës substancë të paketuar në vakum, si dhe pajisje celulare dhe dokumentacion me interes për hetimin.

Të arrestuarit, së bashku me efektet e sekuestruara, janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Gardës Villajoyosa, e cila ka dekretuar lirimin e të dyve me heqjen e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë kur kërkohet.




Skip to toolbar