Arrestohet Alda Klosi, dyshohet për pastrim parash 

AKTUALITET


Arrestohet zyrtarja Aldo Klosi, e cila dyshohet për pastrim parash.

Kujtojmë që ajo doli zbuluar nga pastruesja e shtëpisë, Rozeta Dodi e cila vodhi në banesën e saj plot 120 mijë euro dhe bizhuteri floriri.


Mësohet se Klosi është arrestuar mbrëmjen e sotme pas një dëshmie që ka dhënë në polici ish-pastruesja e saj, Rozeta Dodi.

Klosi dëshmoi në prokurori se paratë e vjedhura nuk kanë qenë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj.

Çfarë dëshmoi Alda Klosi para hetuesve:

I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.




Skip to toolbar