Arrestohet autori i masakrës me 8 të vdekur në Serbi, i gjejnë arsenal armësh në banesë

AKTUALITET


Policia serbe njofton se ka vënë në pranga 21-vjeçarin Uros. B., i cili dyshohet si autori i masakrës me 8 viktima dhe 13 të plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatrat pranë zonës së Mlladenovç.

Raportohet se, i riu është arrestuar në afërsi të Kragujevcit


Ndërsa raportohet se gjendja e 7 prej të plagosurve është tepër kritike. Mes viktimave është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur edhe një sasi e madhe armësh dhe municioni.




Skip to toolbar