Arrestohet autori i vrasjes në Dhërmi/ Kapet në Greqi Gerald Shehu, vrau me armë zjarri Eraldo Nevruzin

AKTUALITET


43-vjeçari, Gerald Shehu, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Eraldo Nevruzi është arrestuar në Greqi.

Një nga pistat ku po hetohet është një grindje e çastit mes recepsionistit dhe Gerlad Shehut, i cili ishte dhe bashkëpronar i hotelit.


Po ashtu hetimet janë zgjeruar edhe për ndonjë ngjarje te mëparshme pasi të dy personat njiheshin më parë. ABC News mëson se recepsionisti dhe autori i dyshuar kanë qenë të dy emigrantë në Angli.




Skip to toolbar