Arrestohet Dardan Molliqaj/ Kosovë, kreu i PSD ishte në protestën kundër kryetares së Gjykatës Speciale

KOSOVA


Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mesditën e së mërkurës një protestë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova.

Protestën e mbështeti edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku. Në anën tjetër, për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë një numër i madh i policëve.


Por, protesta ka agravuar në përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë, mësohet se, Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt

Sipas informatave të para, protestuesit kanë hedhur shok bomba në drejtim të Policisë.

Kujtojmë se, Trendafilova ndodhet për vizitë në Kosovë dhe pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.




Skip to toolbar