Arrestohet në Rinas egjiptiani në kërkim, pritet ekstradimi drejt Kuvajtit

AKTUALITET


Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas egjiptian të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari A. E., me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.


Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar për verifikim shtetasin egjiptian me iniciale A. E.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.




Skip to toolbar