Arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari për narkotrafik në Spanjë

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritet spanjolle si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

25-vjeçar është ndaluar nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit Iberik.


Ky është arrestimi i dytë brenda 24-orëve për pjestarët e të njëjtit grup kriminal që operonte në Spanjë.

Ditën e enjte u arrestua një tjetër 30-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për trafik droge.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme

“Në kuadër të operacionit “Escape”, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi: U. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Shtetasi U. S. dhe shtetasi Xh. H., i cili u arrestua ditën e djeshme nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës”, njofton policia.




Skip to toolbar