Arrestohet nga policia ‘i forti’ në Lezhë

AKTUALITET


Policia e Lezhës ka arrestuar 29-vjeçarin Fatjon Kordhaku, i cili rezulton i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas ndalimit 29-vjeçari iu dorëzua Policisë së tiranës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.


“Strukturat operacionale të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e DVP Tiranë, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur në Lezhë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

F. K. (P)., 29 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.

I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.




Skip to toolbar