“Arritja e normalitetit, interes i madh”/ Nazarko: Reforma Zgjedhore duhet t’i hapë rrugën çdo partie të re!

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko ndryshe nga deputeti i PD Ervin Salianji nuk e vlerëson si pazar arritjen mes Partisë Socialiste dhe “Rithemelimit” për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se nëse partitë arrijnë që të kthejnë në normalitet situatën kaotike që prej disa kohësh kishte uzurpuar Kuvendin, është një interes mjaft i madh për imazhin e vendit.


Gjithashtu nënvizoi se ‘reforma zgjedhore duhet t’i hapë rrugën çdo partie të re që krijohet sot, që të mund të bëhet parti e parë’.

“Që këto janë brenda llojit të marrëveshjeve politike që optimizojnë pozicionin e palëve këtu nuk ka asnjë gjë, është shumë e qartë, Basha thotë me shumë pak deputetë unë kam pozicionin optimal. Në këmbim të këtij pozicioni në kuadër edhe të beteje gjyqësore që ka ai i jep Ramës një gjë tjetër. Edhe këtë që po bën kjo pjesë e PD nuk e quaj Pazar, por një zhvillim normal. E quaj edhe pasurim të pluralitetit fakti që një njeri si Salianji del kundër. Por ka një rrafsh kundërshtimesh që janë vetë ato të Bardhit. Një pjesë e këtyre Komisioneve janë të tejkaluar nga koha për shkak se janë refuzuar në Parlament dhe nuk mund të rikthehen. Dhe tjetra ai tha që ligji për Komisionet Hetimore është një ligj megjithatë funksional.

Një palë kundërshtimesh lidhur me pozicionin e Salianjit, janë ato të vetë Bardhit. Kur shkojmë tek ato që janë kundërshtime me sens logjik jashtë interesit të PD apo edhe brenda saj, ai thotë që në kuadër të Reformës Zgjedhore që është interesi ynë më i madh, jam i gatshëm t’i lëshoj këto kërkesa të deritanishme. Ky është interpretim strikt taktik. Pra nëse PD e Bardhit, domethënë e Berishës njihet si intelekutor në draftimin të reformës zgjedhore atëherë ai ka vlerësuar politikisht bashkë me Berishën. Kjo që do të marrim në këmbim është më e madhe. Këto janë lexime strikt politike.

Nëse shkojmë nga këndvështrimi strik të interesit publik, për mua që klasa jonë politike, brenda forumit të Konferencës së Kryetarëve arrijnë që të kthejnë në normalitet, ky është një interes shumë i madh. Imazhi i një vendi që pret dy samitet dhe imazhi tjetër i atyre deputetëve që zihen, në pikëpamje të imazhit kombëtar është arritje. Po në pikëpamje të interesit kombëtar që këto dy parti ta bëjnë reformën si të duan mendoj që është shkelje e interesit. Unë e shoh që reforma zgjedhore duhet t’i hapë rrugën çdo partie të re që krijohet sot që të mund të bëhet partie e parë, vetëm ato vende kanë parë rrotacione”, tha Nazarko.




Skip to toolbar