Arsenal armësh nga Serbia, gjykata lë në burg kosovarin

AKTUALITET


Gjykata ka lënë në burg 51 vjeçarin nga Kosova Ylber Ademin, i cili u kap dy ditë më parë me një arsenal armësh në Papër të Elbasanit. Ademi po transportonte në makinën e tij tip ‘Benz’, 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT në momentin që u prangos në aksin Elbasan-Peqin.

Ademi siguronte armë dhe tritol nga Serbia dhe nëpërmjet Kosovës dhe i sillte në Shqipëri.

Policia dyshon se këto municione mund të ishin një furnizim për persona të cilët kryejnë aktivitete kriminale në qarkun e Elbasanit. Kosovari i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin , pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



Skip to toolbar