TIRANË- Kryetari i Komunës së Tetovë dhe lideri i partisë Besa, Bilall Kasami, gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, u ndal tek zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe shpallja non grata nga SHBA, e një prej figurave kyçe të BDI-së, Artan Grubi.
Ai shpjegoi lidhjet dhe veprimet që sipas tij, SHBA mori vendim ta rendiste si një prej personave të padëshiruar në SHBA.
Më tej, ai theksoi e Grubi ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për të mbrojtur ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ose shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov.
Ky i fundit tha ai duke keqpërdorur pozitën ka përgjuar qytetarë dhe drejtues institucionesh, në mënyrë të jashtëligjshme.
“Mijallkov nuk ishte vetëm njeri i korruptuar. Ai i cili në mënyrë flagrante kapi çdo institucion të RMV, duke shfrytëzuar postin e shefit të inteligjencës në RMV, përgjonte çdo qytetar, përgjonte drejtuesit e institucioneve, që më pas t’i shantazhet. Si rezultat i kësaj, Mijallkov u bë njeriu më i pasur në Maqedoninë e Veriut dhe kur ky person u bë frikë për çdo qytetar, më shumë për shqiptarët, sepse ishte në një periudhë shumë të errët të qeverisjes së VMRO, kur Mijallkov shfrytëzonte pozitën e tij në pushtet për tu pasurur dhe për t’u ballafaquar me shqiptarët, pra në një relacion të tillë, të këtij peroni përballë shteti dhe shqiptarëve në veçanti, kur ai duhej të jepte llogari për të gjithë bëmat e tij, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë, sepse ne e dimë që rotacion i parë i pushtetit në Maqedoni të Veriut, kur VMRO-DPMEN u largua nga pushteti, ndodhi me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të amerikanëve dhe kur ata po punonin shumë drejtpërdrejtën Mihaljkov, që Gruevski, u shpall në listë të zezë. Pra, kur partnerët tanë po punonin që ky person të jepet llogari për bëmat e tij. Grubi në mënyrë flagrante ndërhyri në sistemin e drejtësisë për ta shpëtuar dhe atë, për disa çështje. Flitet që Grubi krijoi një siguri të fuqishëm në pushtetin që e kishte dhe e ndërlidhin dhe me elemente korruptive. Pra, Mijallkov u bë njeri u fuqishëm kishte shume para, dhe flitet që ai ka dhënë shumë parë për të shpëtuar nga paditë, të cilat i ka pasur, në listë të zezë është dhe një gjykatës, po ashtu shqiptar, i cili të gjitha çështjet e lidhura me Mijallkov i ka mbajtur në sirtar dhe ato janë vjetërsuar. Pra, është rasti i rrallë që z.Grubi dhe Enver Bexheti, gjykatësit, që amerikanët e fusin në listë të zezë jo vetëm ndaj qasjen ndaj institucioneve , korrupsionit, kapjen e drejtësie, por edhe për lëndë konkrete. Si rezultat i ulësja çështje konkrete, sot prokuroria ka ngritur akuzë edhe ndaj gjykatësi dhe ndaj Grubit. Po flasim për një situatë, më shumë se sa hipokrizi, po flasim për një situatë kur paraja të errëson sytë, kur paraja kalon dhe përtej ndarjeve etnike”, theksoi Kasami./abcnews.al