Bashkimi Evropian i ka lënë në dispozicion Ukrainës 1.6 miliardë dollarë fonde nga asetet e ngrira të Rusisë.
Në total blloku ka bllokuar 225 miliardë dollarë nga banka qendrore ruse si masë ndëshkuese ndaj agresionit e Moskës në Ukrainë.
Pasuritë e Rusisë pritet të gjenerojnë çdo vit rreth 3.2 miliardë dollarë.
Zyrtarët e BE-së thonë se 90% e fondeve do të qëndrojnë sidoqoftë në llogaritë evropiane që përdoren për të rimbursuar vendet anëtare që dërgojnë armatime, municione dhe pajisje drejt Ukrainës. Pjesa e mbetur prej 10% do të përfshihet në buxhetin e BE-së për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës.
Ukraina ka shprehur shqetësimin se forcat ruse do të përparonin më tej nëse do të ndalej mbështetja financiare.
Zyrtarët ukrainas njoftuan të premten se u godit me raketa një aeroport ushtarak rus në Krime, i fundit në një seri sulmesh në rajon.
Sipas Kievit, sulmet në Krime e kanë detyruar Flotën e Detit të Zi të marinës ruse të zhvendosë anijet luftarake në një port më të sigurt.
Dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas raportohet të kenë mbetur pa energji të premten pas një sulmi me dronë të forcave ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.
Pesëmbëdhjetë persona raportohet se janë plagosur në sulmet që shkaktuan zjarre të mëdha, teksa u dëmtuan gjithashtu gjashtë godina banimi./abcnews.al