Asgjësohen 26.600 fidanë kanabisi në Malësi të Madhe

AKTUALITET


Një sasi e madhe fidanë kanabisi është asgjësuar nga policia në Malësinë e Madhe gjatë një aksioni anti-kanabis të koduar “Alpe të pastra”, faza e dytë e operacionit.

Në total janë asgjësuar 26.600 fidanë kanabisi.


Në fshatin Gruemirë-Çesme në ambient të hapur u zbuluan 6300 fidanë kanabisi të mbjellë në tokë, si dhe 20300 fidanë në kubikë, që dyshohet se do të kultivoheshin në toka në zona malore të Malësisë së Madhe.

Fidanët e mbjellë në tokë dhe në kubikë janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta, bazuar dhe në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve kryesorë të tentativës për kultivimm të këtyre fidanëve, shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në fshatin Polvar, Malësi e Madhe, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.




Skip to toolbar