“Atë komunistin e pj*** do dëgjoni ju?”, vetëironia e Nazarkos: Kam lindur në internim dhe …

Më të fundit



Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka lindur në internim dhe nuk është një komunist i thekur, siç mendojnë militantët e PS dhe të PD.

Ndërsa, Ibsen Elezi theksoi se ka në Shqipëri vazhdon të dominojë kultura e pandëshkueshmërisë.


Ibsen Elezi: PD flet me urrejtje ndaj të gjithë komunistëve, ndërsa në të vërtetë duhet që të thotë se kush është fajtor duhet të dënohet. Në 1992, u tha bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor.

Shpëtim Nazarko: PD historikisht ka pasur gjithnjë më pak numra se PS. Ti ke lindur në internim. Edhe unë kam lindur në internim. Më gjykojnë më kot, militantë të PS dhe PD. Ata që na dëgjojnë, do thonë, atë komunistin e pjerdhur do dëgjoni ju, për mua?

Ibsen Elezi: Koncepti i pandëshkueshmërisë është instauluar që më 1992, 1993. Nuk është dënuar Nexhmije Hoxha dhe liderët e komunizmit. Pandëshkueshmëria na ka mbajtur peng për 30 vjet. Po të ishin dënuar ata, do ishim mirë sot. Edhe elita e komunizmit, që kanë kryer krime të tmerrshme, u liruan në vitin 1997 pa akuza.