Një atentat me eksploziv është parandaluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Vrinës, në territorin e Bashkisë Konispol, falë reagimit të shpejtë të drejtuesit të mjetit, i cili ka konstatuar diçka të dyshimtë gjatë lëvizjes.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se teksa po qarkullonte me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin rrugor Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Ai ka ndaluar menjëherë dhe ka konstatuar praninë e një lënde të dyshuar eksplozive.
