Atentat me lëndë plasëse tek zona e ish-NSHRAK në Tiranë

AKTUALITET


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek zona e ish- NSHRAK në Tiranë teksa dyshohet se një lëndë plasëse me telekomandim iu vendos drejtuesit të automjetit, Prend Gjini.

Ky i fundit është  dërguar me urgjencë në spital pasi prej shpërthimit që ka ndodhur në pjesën e përparme të automjetit, është gjymtuar dhe ka marrë plagë të rënda teksa po lufton për jetën në spital.


Nuk dihet ende lloji i lëndës shpërthyese, por tashmë pista e parë hetimore është atentati, pasi familja Gjini e autorit njihet për konflikte.

Dyshohet se mund të jetë një hakmarrje, pasi vëllai i Prend Gjinit është vrarë një vit më parë para Katedrales së Rrëshenit në sy të dy fëmijëve, me breshëri plumbash.

Po ashtu dyshohet se Kastriot Reçi, një biznesmen i vrarë me snajper po në Rrëshen ka pasur lidhje me atentatin që iu bë Armando ose Tonin Gjinit.

Ky i fundit ka pasur lidhje me bandën e Met Kananit, mirditori që u arrestua në 2018 për trafik ndërkombëtar droge dhe njihet si baron droge apo ‘Eskobar shqiptar’.




Skip to toolbar