Atentat mikut të Endrit Dokles/ Kush është Fatjon Murati. Lokali i tij ishte nën sekuestro prej 2022

AKTUALITET


1 viktimë dhe 6 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një atentati mafioz që tronditi mbrëmjen e së dielës kryeqytetin në lokalin që kishte shënjestër Fatjon Muratin mikun e Endrit Dokles në zonën e ‘Don Boskos’. Ka qenë lirimi i tij pak kohë më parë, çka dyshohet të ketë nxitur dy autorët me motor të qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të 32-vjeçarit duke vrarë në vend 60-vjeçaren Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Muratit si banakiere. Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe një 10 vjeçare, mbesa e viktimës e cila dëshmoi të gjithë masakrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 lokalin e Fatjon Muratit në rrugën “Anastas Shundi” pranë xhamisë së Brrakës. Pas u arrestua në tetor të vitit të kaluar Fatjon Muratit iu sekuestruan të gjitha pasuritë, mes tyre edhe bar-kafeja që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të diele.

Objektivi ka qenë i qartë për dy autorët të cilët mësyjnë me shpejtësi marramendëse drejt lokalit të Fajton Muratit, por megjithatë ata qëlluan pa kriter duke i marrë jetën një të pafajshmeje dhe duke plagosur 6 të tjerë, të cilët aktualisht janë jashtë rreziku për jetën por në gjendje të rënduar psikologjike. Atentati mafioz mund të ketë ardhur si pasojë e të shkuarës së gjerë kriminale të 32-vjeçarit Fatjon Murati, miku i ngushtë i Endrit Dokles të përfolur shpesh për lidhjet e tyre me të shumëkërkuarin, Ervis Martinajn. Sapo ishte liruar nga qelia, Fatjon Murati ishte larguar nga vendi, në drejtim të Prishtinës por ende nuk bëhet e ditur saktë se ku mund të jetë vendndodhja e tij.


Fatjon Murati ishte shënjestër i atentatit mafioz në lokalin në pronësi të tij në zonën e Don Boskos. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se disa ditë më parë rezulton se Murati është larguar nga Shqipëria, ka ikur tranzit nga Prishtina në drejtim të një vendi tjetër.

Kush është Fatjon Murati

Kujtojmë se Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.




Skip to toolbar