Atentat në Bulqizë, plagoset një person, shpallen në kërkim dy vëllezër

AKTUALITET


Një shtetas me inicialet B.D., 41 vjeç, ka mbetur i plagosur mesditën e të dielës në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy shtetas të tjerë.

Sipas Policisë së Bulqizës, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në vendin e quajtur “Unaza e Re” në Bulqizë, teksa dyshohet se autor të këtij atentati janë dy vëllezër. Sipas policisë shtetasit me inicialet A.T., 26 vjeç dhe M.T., 32 vjeç, janë shpallur në kërkim.


Sakq, i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizë ku ka marrë mjekimet e nevojshme, teksa mësohet se plaga e shkaktuar prej goditjes me armë, nuk është me pasoja për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.




Skip to toolbar