Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ishin tre në shenjestër

AKTUALITET


Redjan Rraja krijoi një grup të strukturuar kriminal me qëllim që të eliminonte fizikisht prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj, mikun e tij, Aleksandër Laho i njohur me nofkën Rrumi dhe shoferin e familjes Andi Maloku. Në dosjen hetimore të SPAK të cilën e diponon News24 thuhet se “nga hetimet del e qartë se “autorët kanë patur në shënjestër të tre personat që udhëtonin në automjet, për faktin se cilësitë e Arjan Ndoj si prokuror ishin të njohura”. Sipas dosjes, kjo provohet nga shkalla e lartë e organizimit, nga përgatitja e autorëve për ngjarjen, qe studiuan lëvizjet e të dëmtuarve, si dhe nga fakti që ata qëlluan në drejtim të automjetit të prokurorit me armë zjarri shumë të fuqishme, si automatik model 56.

“Intensiteti i sulmit tregon qartë se autorët nuk kanë qenë përzgjedhës në shënjestrën e tyre, por kanë patur objekt automjetin, ku ndodhej prokurori dhe dy personat e tjerë”, thuhet ne dosje. Megjiothatë prokuroria nuk ka mundur të zbardhë motivin e krimit, me një të vrarë e dy të plahpsur.


Sipas SPAK, ish-dentist i burgut Rraja ishte në rolin e ekzekutorit, ndërsa Arjol Halilaj ndihmës, për faktin se siguroi automnjetin që u përdor dhe largoi nga vendi i krimit atentatorët.

Redjan Rraja mohon të ketë lidhje me krimin, por një palë syze të gjetura në makinën e braktisur në Shkafanë, ku u zbuluan gjurmët e tij të gishtërinjve të të dyshuarit, si dhe një kampion ADN që u përftua në një kapuc, janë dy nga provat kryesore që e tradhtojnë atë. Prokuroria thotë gjithashtu se Rraja gënjen edhe lidhur me lëvizjet që ka bërë ditën e ngjarjes. Ai thotë se shkoi në Durrës të kolaudonte makinën, ndërkohë që veprimet I kreu Arjol Hailaj. Ish denstisti deklaron gjithashtu se drejt Tiranës u rkthye rreth orës 17.00 të datës 1 nëntor, por në fakt nga pamjet filmike rezulton se automjetin e tij e drejtonte një person tjetër.

Alibia e Rrajës rrëzohet edhe nga familjarët e tij. Bashkëshortja ka dëshmuar se për rreth një muaj nuk ishte takuar me të, pasi Redjani i kishte thënë që ndodhej jashtë vendi, ndërsa e merrte në telefon dhe pyeste vazhdimisht me fëmijën. “Nga kjo del qartë se Redjan Rraja në përpjekje për ndërtimit të një alibie ka përgatitur familjarët e tij se do të ikte jashtë shteti”, thekson prokuroria. Një tjetër provë e fortë ndaj tij pritet të jenë dëshmitë e tre vëllezërve të mitur, të cilët panë atentatorët teksa braktisën makinën në pronën e familjes së tyre.

Njëri prej të miturve thote se personat ishin të maskuar dhe mbanin armë. Ndërsa në sediljen e pasme kishin lënë automatikët. Djali tregon se teksa largoheshin, pranë tyre u afrua një automjet tjetër dhe njëri nga personat që ndodhej në të – I kërcënoi duke iu thënë “pse se përfunduat punën, do tju pres fytin”. SPAK është duke zhvilluar hetime për të identifikuar jo vetëm atentatorin e dytë, por edhe urdhëtuesit e krimit.




Skip to toolbar