Atentati i dështuar në Elbasan, arrestohet Arsen Preçi dhe Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt

AKTUALITET


Dy persona që dyshohet të ishin pjesë e atentatit të dyshuar në Elbasan janë arrestuar nga policia.

Njëri është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është Arsen Preci.


Në çantën e sekuestruar nga policia ditën e djeshme janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut.

Atentati i djeshëm dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat.

Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese. 




Skip to toolbar