Atentati ndaj Benard Ndrecës: U vendos 50 gr tritol! 6 të shoqëruar nga policia

AKTUALITET


50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreu të degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpëtheu në momentin që Benard Ndreca i dha makinës. 

Ndërkohë grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të rënë në gjurmët e 2 autorëve në momentin që montuan lëndën plasëse.


Sidoqoftë, shanset janë të pakta për shkak të shpërthimit. Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës.

Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë.

Benard Ndreca në një prenoncim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. 




Skip to toolbar